Një ditë pasi u denoncua nga familjarët se ishte larguar banesa, mëngjesin e sotëm 82-vjecarja është gjetur pa shenja jete.
Burime policore bëjnë me dije se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe.
Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga sëmundja e kujtesës (skleroza).
Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rrëshqitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentinin me prova ligjore të ngjarjes.



