
Mbrëmjen e djeshme, i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta.
Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka pasur prezencë uji.
Siç njofton korrespondentja e MCN Tv nga Shkodra, Bendis Druni, sot situata është normalizuar, veçse problematikë më e ulët ndjehet në rrugët dytësore.
Reshjet e dendura të shitu dje në zonën e Shkodrës, sollën problematika në qarkullim.
Sot situata duket më e qetë, por problematikë paraqesin rrugët dytësor, ku situata ka qenë më kaotike. Të gjithë rrugët dhe në qytet ishin të mbushura me ujë.
Të gjithë faktorët institucionale, dhe të bashkisë me ndihmën e banorëve janë bashkuar mbrëmë në pastrimin e kanaleve ku prezenca e ujit ishte shumë e lartë.
Kjo ka bërë që rreth orës 21, të mos ketë më prezencë të ujit dhe situata ju kthye normalitetit.
Dëmet janë më të vogla, teksa në fshatra situata është gjithmonë më problematike.



