
Një foshnjë vetëm dy muajshe, ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e rrëzimit të dritares së banesës sipër.
Policia bën me dije se më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe.
Foshnja dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



