
20 qytetarë nga Kosova kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. ndërsa nuk janë shënuar raste të vdekjes.
Rastet kanë dalur nga testimi i 1.467 mostrave të dyshuara për SarsCov2.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 786.



