Lirohet nga burgu Florenc Çapja, gjykata pushon çështjen

Lirohet nga burgu Florenc Çapja, gjykata pushon çështjen

Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë Florenc Çapjan, i cili dyshohet për atentatin ndaj ish-efektivit të policisë rrugore, Fadil Mema.

Mbi të dyshuarin Florenc Çapja rëndonin akuzat e “Vrasjes me paramendim” në dëm të ish-efektivit të policisë rrugore, Fadil Mema, si dhe akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Florenc Çapja u mor i pandehur për një krim të kryer në vitin 2006 në Elbasan, ku u vra ish-oficeri i policisë, Fadil Mema.

Për këtë krim, ai është arrestuar dy herë të tjera por është liruar, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve.

Ndërkohë, Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 10 vite burg Shkëlzen Hasanpapaj për atentatin ndaj Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës në qershor 2016 në Elbasan.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy