Vritet 31-vjeçari shqiptar në Greqi, gjendet i varrosur në plazh

Vritet 31-vjeçari shqiptar në Greqi, gjendet i varrosur në plazh

Trupi i një 31-vjeçari shqiptar u gjet i varrosur në plazhin Kartelia në Kyparisia, në Greqi, me lëndime të shumta në kokë.

Kufoma e shqiptarit u pikas nga një burrë i cili që kishte nxjerrë për shëtitje qenin e tij buzë detit pasditen e së hënës, duke njoftuar autoritetet.

Sipas medias vendase, viktima nuk ishte banor i zonës, por ndodhej aty prej pak ditësh për të punuar, me gjasë për të mbledhur ullinj.

Siç rezultoi nga autopsia, 31-vjeçari kishte plagë të shumta në kokë, të shkaktuara nga një send metalik, ndërsa trupi ishte varrosur në plazh prej më pak se 24 orësh.

Autoritetet policore kanë bërë disa shoqërime dhe kanë marrë deklarata të ndryshme, për të rënë në gjurmët e autorit apo autorëve sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa po hetohet motivi i ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy