
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Gjergji Tako, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Trupa gjykuese e përbërë nga kryesues Roland Ilia, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon.
Togat e zeza, pasi vlerësuan se Prokurori Tako nuk ka rezultuar me probleme në tre kriteret e Vetingut; atë të pasurisë, në kriterin profesional dhe atë të pastërtisë së figurës, vendosën të konfirmojnë në detyrë prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.
Gjatë dy seancave dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të zhvilluara për Takon në datat 27 prill dhe 15 qershor 2022, prokurori Tako dha shpjegime për përdorimin e automjeteve pa dokumentacion të rregullt si dhe për pushimin e çështjeve pa kryer më parë veprimet hetimore të nevojshme.
KPK vitin e shkuar pezulloi Takon për një vit, për shkak se nuk e kaloi kriterin profesional. KPK detyroi prokurorin Tako të ndjek për një vit akademik shkollën e magjistraturës.
Gjergji Tako përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjës.
Prej vitit 2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Tiranë.



