
Bie zjarr në një ullishte në Tiranë. Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me ullishte në Sauk dhe dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Mësohet se nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse.
Informacioni i policisë
Më datë 08.05.2020, rreth 14:35, në Sauk të Vjetër, tek Lapidari në kodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe ullishteje. Në vendngjarje janë nisur sherbimet e zjarrfikëses për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk ka probleme për njerëzit dhe banesat.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.



