
Komisariati i Policisë Maliq, në kuadër të evidentimit dhe goditjes së e rasteve në fushën e lojërave të fatit ka arrestuar persona që vitin baste sportive online.
Me këtë aksion u arrestuar:
R. G., 21 vjeç, banues në fshatin Velitërne, Maliq dhe G. E., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në celularët e tyre janë konstatuar faqe për vënien e basteve sportive;
K. M., 28 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në lokalin në pronësi të babait të tij, shtetasit M. M., u konstatua duke vënë baste sportive, në celularin e tij.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit, në kundërshtim me ligjin", për babanë e 28-vjeçarit, shtetasin M. M., 52 vjeç, si dhe për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi ushtronin të njëjtën veprimtari të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.



