24-vjeçari italian kapet me 15 kg kanabis në doganën e Muriqanit

24-vjeçari italian kapet me 15 kg kanabis në doganën e Muriqanit

Një sasi prej 14.5 kg kanabis është sekuestruar në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, ku është vënë në pranga një shtetas italian. Lënda është gjetur në makinën e 24-vjeçarit italian gjatë një kontrolli të policisë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë sekuestruar 14.5 kg lëndë e dyshuar cannabis-sattiva arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Lorenzo Pratti, 24 vjeç, banues në Itali.

Më datë 26.12.2016 në Pikën Kufitare në Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetit tip "Audi" me targa DE 090 AT, me drejtues dhe pronar shtetasin e arrestuar, Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëhere Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të automjetit ku u gjetën 54 pako me peshë 14.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy