Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre.
Korrespondenti i MCN TV raporton se një motor me të cilin lëvizte një çift rumunësh është përplasur me një automjet.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur çifti rumun.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.
Në vendngjarje ndodhet edhe Policia, që po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



