Atentati me tri viktima në Memaliaj, gjenden armët në automjetin tip "BMW" të djegur

Atentati me tri viktima në Memaliaj, gjenden armët në automjetin tip "BMW" të djegur

Pas atentatit me 3 të vrarë dhe një të plagosur në Memaliaj mbrëmjen e djeshme, policia gjeti mjetin e djegur në fshatin Bejaj në Mallakastër, ku pas kontrollit në mjetin tip “BMW”, që dyshohet se u përket autorëve, u konstatuan 3 armë zjarri kallashnikovë.

Drupal Ad

 

 

 

Pas kontrolleve policia gjeti duke u djegur një automjet tip BMW, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e krimit në vrasjen e 3-fishtë, objektiv i së cilës ishin Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij, Artur Kalemi.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë në atentatin e mesnatës së të shtunës humbën jetën Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi.

Në automjetin e djegur janë gjetur armë zjarri që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Armët pritet ti nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentatin që shkaktoi 3 viktima dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.

Viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy