Kërcënoi me kallashnikov punëtorët e firmës së ndërtimit, në pranga 48-vjeçari

Kërcënoi me kallashnikov punëtorët e firmës së ndërtimit, në pranga 48-vjeçari

Një 48-vjeçar që kërcënoi me armë punëtorët e një firme ndërtimi ka përfunduar sot në prangat e policisë.

“Blutë” i sekuestruan armën kallashnikov me të cilën shtetasi L.L., me banim në Tufinë kërcënoi për motive pronësie punëtorët e firmës së ndërtimit.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "Prevention".

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga një 48-vjeçar që kërcënoi me armë punëtorët e një firme ndërtimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një kompleksi, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- L. L., 48 vjeç, banues në Tufinë për veprat penale "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, ka kanosur me armë zjarri, punëtorët e një firme ndërtimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy