Zbulohen rastet e para në Spanjë dhe në Suedi me variantin e ri të virusit

Zbulohen rastet e para në Spanjë dhe në Suedi me variantin e ri të virusit

Spanja dhe Suedia janë bërë sot dy vende të reja që kanë regjistruar persona të infektuar me mutacionin e ri të Covid. Dailymail shkruan se pavarësisht ndalimit të fluturimeve me Britaninë e Madhe, mutacioni i Covid-it po përhapet.

Katër persona të një familje në Madrid kanë dalë sot pozitiv me mutacionin e Covid-it. Sipas Dailymail, personat kishin udhëtuar javën e parë nga Anglia për në Spanjë. Në lidhje me rastet e reja që janë mbartës me mutacionin e Covid, ka folur edhe zv/drejtori i Shëndetit Rajonal të Madrid, Antonio Zapatero. Ai tha se pacientet janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Pacientët nuk janë të sëmurë rëndë, ne e dimë që ky lloj është më i transmetueshëm, por nuk shkakton sëmundje më të rëndë. Nuk ka nevojë për alarm,” tha ai.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy