Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në aksin Bogë-Theth, në veri të vendit nuk ka reshje dëbore, por temperatura është -14°C dhe si pasojë e erës së fortë ka depozitime të dëborës në trup të rrugës.
Sipas ARRSH-së, kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit nga ngricat, teksa qarkullimi kryhet me zinxhir.
“Në aksin Bogë-Theth nuk ka reshje dëbore. Temperatura është -14°C, si pasojë e erës së fortë ka depozitime të dëborës në trup të rrugës. Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit. Qarkullimi kryhet me zinxhir.
Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.



