I vodhën me dhunë celularët turistit në sheshin “Skënderbej”, dy të rinjtë bien në prangat e policisë

I vodhën me dhunë celularët turistit në sheshin “Skënderbej”, dy të rinjtë bien në prangat e policisë

Dy persona që dyshohet se i vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti janë arrestuar nga Policia e Tiranës.

Në pranga përfunduan L. A., 22 vjeç, Xh. M., (L)., 31 vjeç për veprën penale "Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim.

 

NJOFTIM

Policia e Tiranës e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, ardhjen në ndihmë të çdo turisti që viziton kryeqytetin dhe goditjen e vënien përpara përgjegjësisë penale të çdo autori të dyshuar. I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe në vijim të punës për goditjen e të gjitha paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas një kallëzimi të depozituar nga një turist, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur me dhunë dy aparate celulare, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Reagimi".

Si rezultat u identifikuan dhe arrestuan shtetasit L. A., 22 vjeç, Xh. M., (L)., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal. Dy të arrestuarit dyshohet se, te sheshi "Skënderbej" i kanë vjedhur dy aparate celulare shtetasit D. C., 43 vjeç. 43-vjeçari ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar. Materialet i kaluan Prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy