Nano: Nuk jam për polici të dhunshme me qytetarët

Nano: Nuk jam për polici të dhunshme me qytetarët


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, vijon takimet me strukturat vendore të policisë. Gjatë analizës vjetore në policinë e Dibrës, Nano ka vlerësuar punën e këtyre strukturave, në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, parandalimit të ngjarjeve të rënda, të trafiqeve të paligjshme dhe drogës.

Nano ka theksuar se viti 2022 duhet të jetë viti i tolerancës zero për kultivimin e bimëve narkotike, angazhim maksimal për parandalimin e ngjarjeve të rënda dhe për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët.

Ndërsa i pyetur në fund të takimit në lidhje me sjellje jokorrekte në disa raste të Policisë së Shtetit me qytetarët, Nano tha se do të merren masa për çdo rast.

Që prej marrjes së detyrës, jam shpehur qartë për një qasje tjetër në raport me qytetarët, po kështu edhe me mediat, ju e keni vënë re. Jam i vendosur që për çdo sjellje të pahijshme apo në kundërshtim me ligjin, të çdo punonjësi policie, të kryhen hetimet apo verifikimet dhe të dilet me masa konkrete. Unë nuk jam për një Polici të dhunshme me qytetarët, jam për një Polici profesionale dhe me aftësi apo me rezultate të qarta dhe të suksesshme ndaj kriminalitetit.

Në lidhje me sektorin minerar dhe dyshimet për abuzime, sidomos në zonën e Dibrës, Nano tha se hetimet janë në proces.

Në bashkëpunim dhe me institucionet e tjera që rregullojnë dhe kanë detyrimin e licencimit apo dhe të kontrollit të këtyre aktiviteteve të biznesit, ne jemi duke i parë të gjitha dhe për këto raste kemi hetime të cilat do t’i finalizojmë nën drejtimin e Prokurorive përkatëse, kështu që dhe për shkak se në qarkun e Dibrës ka një aktivitet të tillë që zhvillohet këtu, jemi të fokusuar dhe janë lënë porosi të qarta lidhur me të gjitha dyshimet për abuzime në këtë sektor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy