Gjirokastër, një person kapet duke transportuar klandestinë kundrejt pagesës

Gjirokastër, një person kapet duke transportuar klandestinë kundrejt pagesës

Një person i cili u kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, dy emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Stacioni 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Drupal Ad

43-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar me automjetin tip ‘Mercedes Benz”, kundrejt fitimit, dy emigrantë nga Pakistani, nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen 1 automjet, 3 celularë dhe një shumë parash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy