Goditet një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe një rast i modeklarimit të parave, në portin e Durrësit, duke vënë në pranga një italian dhe proceduar një tjetër.
Nga ana e policisë u sekuestrua një armë zjarri automatik, municion luftarak, 16 300 euro dhe 100 paund.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, në dalje të Republikës së Shqipëriosë, dhe një rast të mosdeklarimit të parave, në hyrje.
Për këto raste, veprimet hetimore dhe procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, të cilët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Giovanni Bedini, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ergit Haka, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



