Njëri prej 5 rojeve të sigurisë që shoqëronte paratë e grabitura vitin e kaluar në aeroportin e Rinasit, kërkoi gjykim të shkurtuar në seancën gjyqësore. Kujtim Picari pranon fajësinë e mosndërhyrjes në kohë, ndaj nëse do të dënohet, i ulet një e treta e dënimit.



