Tentoi të fuste 1 kg kokainë nga Muriqani, arrestohet në kufi 56-vjeçari

Tentoi të fuste 1 kg kokainë nga Muriqani, arrestohet në kufi 56-vjeçari

Policia Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë finalizuar operacionin e koduar “Bashkëpunimi”, duke goditur një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike. 

 

Gjatë aksionit në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit u sekuestrua mbi 1 kilogram kokainë. Pas një kontrolli të detajuar në vijën e dytë, bazuar në analizën e riskut, efektivët kontrolluan një automjet tip “Renault” që hynte në Shqipëri.

 

Brenda një çante në automjet u gjet dhe u sekuestrua një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë mbi 1 kilogram. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., 56 vjeç, banues në Durrës.

 

Automjeti dhe lënda narkotike u bllokuan në cilësinë e provës materiale, ndërsa Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Prokuroria po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrjetit të trafikimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy