Një situatë kritike emergjence është regjistruar gjatë orëve të fundit në zonën e Kotës, e cila bën pjesë në Bashkinë e Selenicës, ku një zjarr në masiv bimësie po kërcënon drejtpërdrejt zonat e banuara.
Flakët, të favorizuara edhe nga kushtet atmosferike, kanë marrë përmasa të mëdha në një kohë mjaft të shkurtër, duke u afruar rrezikshëm pranë mureve rrethuese të disa shtëpive dhe duke shkaktuar panik të
Përballë këtij rreziku, autoritetet kanë kërkuar ndihmë me urgjencë nga strukturat e emergjencave civile në rrethet fqinje.
Për të ndihmuar në menaxhimin e situatës, në zonën e Kotës është nisur menjëherë një mjet zjarrfikës nga Bashkia e Himarës, ndërsa në terren kanë zbarkuar gjithashtu përforcime dhe forca të shumta zjarrfikëse nga qyteti i Vlorës.
Aktualisht, të gjitha ekipet e bashkuara zjarrfikëse po punojnë intensivisht në terren për të ngritur një brez izolimi rreth vatrës kryesore, me synimin e vetëm që flakët të mos depërtojnë brenda lagjeve të banuara.
Për momentin, situata vijon të mbetet mjaft problematike dhe aktive.
Sa u përket shkaqeve që çuan në ndezjen e këtij zjarri masiv, ato mbeten ende krejtësisht të panjohura.



