Dy kompani të përpunimit të ferrokromit në Elbasan janë vënë nën hetim për ndotje të rëndë të mjedisit.
Operacioni policor “Metalurgjiku” ka çuar në arrestimin e 16 personave dhe shpalljen në kërkim të 8 aksionerëve, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një zyrtar i Bashkisë Elbasan.



