Kanabis e armë, goditet banda kriminale në Shkodër, 4 të arrestuar

Kanabis e armë, goditet banda kriminale në Shkodër, 4 të arrestuar

Katër persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak se akuzohen për drogë dhe armë mbajtje pa leje. Sipas policisë po ashtu është shpallur në kërkim një tjetër person.

Të arrestuarit janë Artan Marku, 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër, Gëzim Sufaj, 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, Drilon Halilhakaj, 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër banues.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se këta persona në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celular.

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Dodë Frroku, 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy