
I riu, Erion Hasanbelliu i njohur edhe si Mikel Rakipllari u qëllua me 6 plumba përpara hyrjes së hotelit në Adolphe Maxlaan, rreth orës 20:20 në lagjen Place De Brouckère në qendër të Brukselit.
Mediat belge kanë bërë publike momentin kur në ndihmë të shqiptarit vijnë qytetarë e ndihma e shpejtë. Mediat belge raportojnë se 43-vjeçari ka marrë gjashtë të shtëna në trup, shpinë dhe këmbë. Shqiptari mësohet se aktualisht ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në kërkim të autorëve.
Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n.
Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë. Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogën.
Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.



