Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj tre të pandehurve për korrupsion.

 

Të akuzuarit janë: Julian Suljoti, administrator i shoqërisë “Ansoil sh.a.” në Korçë, për “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Olsi Jarazi, inspektor në detyrë pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe Luan Sadikaj, ish-inspektor i ISHTI-t, për të njëjtën vepër penale.

 

Sipas njoftimit të SPAK, hetimet proaktive kanë provuar se më 1 nëntor 2021, dy inspektorët Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj kanë marrë nga Julian Suljoti shumën prej 900.000 lekësh dhe 10.000 dollarë amerikanë.

 

Këto para janë dhënë me qëllim që subjekti tregtar “Ansoil”, që tregtonte vajra lubrifikantë, të mos ndëshkohej me masë administrative, edhe pse ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe pa licencën përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy