8 gusht 1991, 33 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë

8 gusht 1991, 33 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë

8 gushti i vitit 1991 do të mbahet mend gjatë në memorien e çdo shqiptari.

Ishte dita kur anija “Vlora” e cila u nis nga Durrësi me rreth 20 mijë shqiptarë në bord mes tyre gra dhe fëmijë, u shfaq në portin e Barit.

Të ngrysur nga jeta e vështirë dhe diktatura e egër komuniste ata pavarësisht rrezikut shikonin shpresën e munguar dhe një të ardhme më të mirë në brigjet e Italisë.

Më 7 gusht 1991, Anija Vlora sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drejt Barit.

Ky episod do mbahet mend gjatë por sigurisht nuk ishte i vetmi pasi eksodi i shqiptarëve drejt Italisë vijoi dhe vite më pas duke u shtrirë në gjithë Evropën dhe përtej kontinentit të vjetër gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy