Të shtëna me armë në Bulqizë, qëllohet në drejtim të automjtetit të parkuar

Të shtëna me armë në Bulqizë, qëllohet në drejtim të automjtetit të parkuar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Bulqizë ku është qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar,  në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të  Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy