Policia e Tiranës ka sekuestruar 308 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale K.L, 34 vjeç, banues në Tiranë
Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, në zona të ndryshme të Tiranës, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip “Volkswagen”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.



