“Mos fluturoni në rrugë”/ Policia e Shtetit: për dy orë janë pezulluar 60 patenta!

“Mos fluturoni në rrugë”/ Policia e Shtetit: për dy orë janë pezulluar 60 patenta!

Policia e Shtetit njofton se monitorimi i qarkullimit në Rrugën e Kombit është bërë me makinën inteligjente këtë të premte.

Gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, policia thotë se janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h. “2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.

Policia thekson se ky nuk është aksion, por kontroll i pandërprerë për të parandaluar aksidentet rrugore. Të gjitha akset janë të monitoruara me makinën inteligjente dhe me flotën e re të pajisjeve të Policisë Rrugore me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy