Një i moshuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Himarë.
Policia thotë se rreth orës 07:36, në fshatin është gjetur i mbytur në një kanal shtetasi L.A rreth 66 vjeç, banues në Borsh.
Nga dëshmitë e familjarëve, ky shtetas vuante nga shëndeti mendor dhe i kishte humbur kontaktet me familjarët që para 3 ditësh, pasi ishte larguar nga banesa.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



