KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Kurbinit, Arben Nika

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Kurbinit, Arben Nika

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Kurbinit, Arben Nika.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Nika u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Prokurori i Kurbinit, Arben Nika u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrën e provës dhe konstatimet për pasurinë dhe profesionalizmin. Nika u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Katër kallëzime penale të depozituara në Prokurorinë e Lezhës ndaj prokurorit Arben Nika si dhe 12 denoncime nga publiku, shtatë nga të cilat janë kryer nga i njëjti person, kanë rezultuar pa probleme për Komisionin.

Arben Nika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe prej asaj kohe ka punuar si prokuror dhe drejtues prokurorie në Dibër dhe në Kurbin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy