
Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Përmet, i përplasur nga një makinë.
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Përmet-Çarçovë, A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



