Me shpejtësi tej normave, policia bën bilancin: 5 të arrestuar dhe mijëra gjoba në 24 orë

Me shpejtësi tej normave, policia bën bilancin: 5 të arrestuar dhe mijëra gjoba në 24 orë

Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 5 persona, pezulluar 48 leje drejtimi, si dhe janë vendosur mijëra gjoba.

Tre nga 5 të arrestuarit drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe dy të tjerë drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

37 nga lejet e drejtimit të pezulluara u hoqën për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 të tjera për drejtim të mjetit nën efektiv e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy