
Në shënjestrën e Policisë është vënë edhe reperi i njohur Rigels Rajku ose ndryshe Noizy, dhe Indrit Deti (G-Bani). Dy këngëtarët janë vënë nën hetim nga policia për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Kjo pasi në lokalet e tyre në Durrës është konstatuar muzikë pas orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Policia e Durrësit ka njoftuar se në lokalet e tyre në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, është konstatuar vijimi i festave me muzikë pas orës policore.
“Ndaj dy bizneseve është vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve”, njofton policia.
Blutë apelojnë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.



