Përfundon afati i bojkotit/ Avokatët iu rikthehen seancave gjyqësore për caktim mase

Përfundon afati i bojkotit/ Avokatët iu rikthehen seancave gjyqësore për caktim mase

Ka përfunduar afati dhjetëditor i vendosur nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e gjyqeve të masave të sigurimit ka përfunduar.

18 korriku ka qenë afati përfundimtar, duke bërë që avokatët në gjithë vendin të marrin pjesë në seancat gjyqësore për caktim mase teksa vijon bojkoti pa afat për gjyqet në themel.

Ndërsa të enjten që vjen do të ketë një tjetër mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm për të përcaktuar se si do të vijohet me bojkotin.

Takimi do të zhvillohet më 21 korrik në orën 11:30, vetëm një ditë para mbledhjes së paralajmëruar të Komitetit të Disiplinës.

Prej javësh, avokatët në të gjithë vendin protestojnë kundër draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë, që parashikon uljen drastike të numrit të gjykatave në vend.

Aktualisht, kanë kaluar tre faza bojkoti, një protestë masive para dyerve të KLGJ-së dhe thirrje të vazhdueshme për të mos u miratuar ashtu siç është parashikuar drafti, porse deri më tani kanë hasur vetëm në mospërfillje nga vendimmarrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy