
Një grua në Korçë, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga pallati.

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.9, rruga “Midhi Kostani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasja S. S., 67 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



