Tentoi të largohej nga Rinasi me 60 mijë € dhe 10 mijë dollarë, procedohet penalisht kinezja

Tentoi të largohej nga Rinasi me 60 mijë € dhe 10 mijë dollarë, procedohet penalisht kinezja

Policia Kufitare e Rinasit njofton se ka proceduar penalisht një shtetase kineze, 45 vjeçe, pasi tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, pa i deklaruar sipas kërkesave ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje dhe dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë konstatuar një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave në pikën e kalimit kufitar.

Për këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze.

 Gjatë kontrollit në vijën e dytë, asaj iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, të cilat synonte t’i nxirrte nga territori i Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy