Thyen masën e “arrestit në shtëpi” dhe dhunon të ëmën, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Thyen masën e “arrestit në shtëpi” dhe dhunon të ëmën, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë arrestuan shtetasin T. L., 39 vjeç, për dy vepra penale. 

Ai u kap në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata, si dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, ditën e djeshme.

Gjithashtu Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Z. Sh., 52 vjeç, K. Sh., 22 vjeç dhe M. Sh., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. M., 34 vjeç dhe A. M., 40 vjeçe. Ditën e djeshme, në Shkozë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. M ka dëmtuar lehtë në dorë me mjet prerës shtetasin E. Sh, i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin O. M. 

Ndërkohë, 3 shtetasit e arrestuar kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë ndërhyrjes për zgjidhjen e konfliktit, duke i penguar në kryerjen e detyrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy