Nuk iu bind urdhrit të Policisë, arrestohet 47-vjeçari në Durrës

Nuk iu bind urdhrit të Policisë, arrestohet 47-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 47 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete, pas një ndjekje spektakolare për plot 5 kilometra në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se është arrestuar shtetasit me inicialet A.B., 47-vjeç, banues në Golem, Kavajë, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

47-vjeçari sapo është sinjalizuar nga policia për t’u ndaluar, është nisur me shpejtësi me mjetin tip “Audi”, ndërsa është bllokuar vetëm pak minuta më pas nga policia tek mbikalimi i Shkozetit.  

Sipas pas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në sediljen e pasme ndodhej një çantë krahu brenda së ciles ndodhej një pistoletë e tip “TT” dhe një krehër me shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale: “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy