Teksa kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete vijon policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona.
Gjatë një aksioni të fundit, policia ka arrestuar brenda një lokali një 48-vjeçar që mbante armë zjarri me vete, ndërsa në pranga ka rënë dhe një tjetër për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të informacione se në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatmir Peposhi, 48 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bledar Gjinishi, 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.



