
Një banesë është shkrumbuar nga zjarri mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë, shtëpia është në pronësi të një 71-vjeçari, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë aksidental nga soba e drurëve.



