
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Rubjek-Manëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ku shtetasi L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



