Shisnin kanabis pranë shkollave në Tiranë, vihen në pranga 5 persona

Shisnin kanabis pranë shkollave në Tiranë, vihen në pranga 5 persona

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave, nga një grup i përbërë nga 5 persona në Tiranë, të cilët u kapën dhe u vunë në pranga.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se 5 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të shkollave në zona të ndryshme në Tiranë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat, në afërsi të një shkolle, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kapën dhe arrestuan shtetasit K. B., 19 vjeç, M. B., 19 vjeç, F. Z., 20 vjeç, B. Z., 18 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 163 doza me lëndë narkotike kanabis gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të shkollave të ndryshme në Tiranë.            

Lënda narkotike, një grirëse metalike dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy