
<p>Ka ndërruar jetë në spital studiuesi dhe historiani Zydi Shehi. Ky i fundit pak javë më parë dhunoi për vdekje shokun e dhomës në një azil në Tiranë.</p> <p>Përmes një postimi në rrjetet sociale ish-deputeti Fatmir Toçi bën me dije: “<em>Ka ndërruar jetë sot në një spital të Tiranës studiuesi dhe historiani Zydi Shehi, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, i bërë i njohur kohët e fundit edhe për një ngjarje të rëndë në një azil të Tiranës, rrethanat dhe përfundimet e së cilës janë akoma të pazbardhura dhe të paqarta plotësisht</em>”.</p> <p>Më 8 gusht, Shehi vrau me bastun shokun e tij të dhomës Virxhil Vesho, në azilin privat në Tiranë “Ruaje Moshën”.<p>



