Grabitje me armë në një zyrë postare në Tiranë

Grabitje me armë në një zyrë postare në Tiranë

 Një zyrë postare private ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të sheshit "Shqiponja". Dy persona të armatosur kanë grabitur paratë dhe janë larguar me motor. Nuk dihet ende vlera e parave të grabitura, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e autorëve. 

Njoftimi i policisë

Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit "Shqiponja", në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhëna mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy