
Një 25-vjeçar ka humbur jetën sot pasditë, pasi ka rënë nga një lartësi në Thumanë të Krujës.
Policia raporton se 25-vjeçari me inicialet K.Ç ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.08.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



