SPAK marrëveshje me prokurorinë kroate, USKOK: Bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

SPAK marrëveshje me prokurorinë kroate, USKOK: Bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) nënshkroi sot një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë, USKOK në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK shton se, “kjo marrëveshje konsiston në shkëmbimin e informacioneve dhe dokumenteve në lidhje me veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbi sistemin ligjor dhe legjislacionin në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të vendeve pjesëmarrëse, si dhe veprimtarive legjislative në lidhje me zbatimin e këtij Memorandumi, masave të veçanta të zbatimit të ligjit në fushat e juridiksionit të tyre si dhe përvojën e tyre ndërkombëtare”.

“Ky Memorandum parashikon gjithashtu bashkëpunimin e të dy institucioneve edhe për çështje të përgjithshme ligjore mbi ndihmën e ndërsjellë juridike, veçanërisht në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në përputhje me instrumentet ligjore ndërkombëtare të zbatueshme në të dy vendet, si dhe vizita reciproke të ekspertëve me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe shkëmbimit të përvojës më të mirë profesionale mbi çështje që lidhen me aktivitetin e tyre”, thekson SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy