Arrestohen 6 persona në Tiranë, shpallen në kërkim dy të tjerë

Arrestohen 6 persona në Tiranë, shpallen në kërkim dy të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa në kërkim janë shpallur dy të tjerë. Policia njoftoi arrestimet e këtyre shtetasve u bë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Konkretisht, forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. (M).B., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 38 vjeç, pasi më datë 19.11.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. C., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” , “Mashtrimi në sigurime“ dhe “Kallëzimi i rremë”.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. S., 50 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.74 mg/l.

Ç., 42 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.65 mg/l, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale V. Gj, 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy