Protestuan për vrasjen e Klodian Rashës, procedohen dy të rinj në Durrës

Protestuan për vrasjen e Klodian Rashës, procedohen dy të rinj në Durrës

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj dy të rinjve, pasi organizuan protestën për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Sipas policisë, nën procedim penal janë vënë të rinjtë A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës. Këta persona u proceduan për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Sipas policies, dy të rinjtë organizuan një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 09.12.2020, rreth orës 17:00, këta shtetas kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy